Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Strategjia e re e Sigurisë së Koresë së Veriut po trondit Euroazinë
Nga Eljanos Kasaj* Phenian, RDPK-Ndërsa gjithë vëmendja e komunitetit ndërkombëtar qe përqëndruar tek Samiti i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut, një zhvillim i rëndësishëm diplomatik ndodhi në heshtje në anën tjetër të Euroazisë, me Republikën Popullore Demokratike të Koresë(RPDK) që sinjalizoi një kthesë kontinentale në orientimin e saj të sigurisë kombëtare. Pas një vizite zyrtare në Moskë dhe takimit me Presidentin rus Vladimir Putin, Ministrja e Jashtme e RPDK-së, Choe Son-hui, udhëtoi për në Bjellorusi, për të marrë pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Minskut mbi Sigurinë Euroaziatike (28-29 tetor). Gjatë fjalës së saj, ajo deklaroi se RPDK është gati të “përgjigjet ndaj të gjitha kërcënimeve në kontinentin euroaziatik”, duke bërë të qartë se Pheniani ndan të njëjtat pikëpamje me Kremlinin për...