Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj/ “Pr.buxheti vitit 2026, kujdes të veçantë për..”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të japë bonus për pensionistët dhe jo një rritje direkte të pensioneve. Sipas tij, qeveria po ristrukturon skemën e pensioneve për të garantuar rritje të qëndrueshme në të ardhmen. “Teksa bëjmë vlerësime të skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, të cilat do të shoqërohen edhe me ndryshime strukturore që do të prekin pensionet,” tha Malaj. Ai shtoi se bonuset do të jenë në përputhje me kontributet e pensionistëve: ata që kanë pasur kontribute më të larta, do të marrin një shumë më të madhe, ndërsa ata me kontribute më të ulëta, do të përfitojnë më pak. “Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët...