Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Haaretz: Shqipëria do të marrë artileri të avancuar dhe dronë nga Izraeli
Artikull ekskluziv i Haaretz, nga Oden Yaron, përshtatur në shqip Të mërkurën, 12 nëntor, gazeta e njohur izraelite Haaretz, ka publikuar një artikull ku thuhet se kompania izraelite e mbrojtjes, Elbit Systems, do të furnizojë Shqipërinë me sisteme të reja artilerie, mortaja (armë artilerie me tytë të shkurtër që hedhin predha me trajektore shumë të lartë) dhe dronë. Në dokumentin zyrtar, sipas gazetës, theksohet se kompania izraelite e mbrojtjes do të ndihmojë Shqipërinë të krijojë një industri të pavarur ushtarake, duke shtuar se në shtator të këtij viti është firmosur një marrëveshje mes qeverive të dy vendeve. Sipas marrëveshjes, që ende nuk është publike dhe për të cilën bazohemi vetëm në këtë artikull, Shqipëria do të marrë: Howitzer ATMOS 155 mm (një top i rëndë artilerie, i montuar mbi...