Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U dhanë para me fajde dhe më pas dhunuan babë e bir, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan
Dy të rinj janë arrestuar në Elbasan për dhunë. Sipas uniformave blu, në pranga ranë shtetasit me iniciale P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, pasi u dhanë para me fajde dy personave, babë e bir, të cilët i kanë dhunuar që t’iu kthenin shumën e parave Të 2 të arrestuarit, me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë. Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera të dhënies së parave me fajde, nga 2 shtetasit e arrestuar. Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Threat”, si rezultat i të cilit u arrestuan në...