Kolonia më e madhe në botë e Pelikanit Dalmat/ Shpëtimi i Liqenit të Prespës përmes aktivizmit ndërkufitar

Kolonia më e madhe në botë e Pelikanit Dalmat/ Shpëtimi i Liqenit të Prespës përmes aktivizmit ndërkufitar

"Tri vende, dy liqene, një destinacion,” thotë ambientalistja greke Mirsini Malakou, e cila ka punuar për këtë vizion në Ballkan për 30 vjet. Malakou është drejtuese e Shoqatës për Mbrojtjen e Prespës (SPP), një organizatë jofitimprurëse greke që synon të ruajë një nga ekosistemet më të vjetra ujore me ujë të ëmbël në Evropë, liqenet e Prespës. Pellgu i rrethuar nga malet, ku ndodhen Liqeni i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël, u formua rreth pesë milionë vite më parë, shumë kohë përpara se njeriu të bëhej pjesë e ekosistemit apo shtetet të vendosnin kufij. Ndikimi i tensioneve politike Në vende ku dominon politika nacionaliste, si në Ballkan, bashkëpunimi ndërkufitar është tejet i ndërlikuar. Por kriza ekzistenciale me të cilën përballen dy liqenet e Prespës - tërheqja e...