Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Thellohet kriza e punonjësve! 62 mijë vende pune në një vit, shumica ngelen bosh
Vendet e lira të punës në vendin tonë më së shumti në 79 për qind të tyre janë të krijuara rishtas dhe 21 deri 25 për qind në varësi të viteve janë zëvendësime. Të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtare Punësimit dhe Aftësive për vitin 2024 tregojnë se nga 62 mijë vende të pune të krijuara vitin e kaluar mbi 48 mijë vende pune ishin të reja dhe rreth 13 mijë ishin zëvendësime, si rrjedhojë e daljeve në pension dhe ikjes në emigrim. Ky është vetëm një kampion dhe nuk përfaqëson të gjitha vendet e lira të punës në ekonomi për shkak se Agjencia shtetërore e punësimit ndërmjetëson vetëm një pjesë të vende të lira të punës. Në vitin 2023 rreth 74 për qind e vendeve...