Historike, Shqipëria kualifikohet në Play Off e Kupës së Botës

Historike, Shqipëria kualifikohet në Play Off e Kupës së Botës

Historike! Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, ka arritur të kualifikohet në fazën Play Off të Kupës së Botës, pasi mposhti 1-0 Andorrën në transfertë, duke marrë tre pikë të arta. Ajo që dukej thuajse e pamundur, tashmë është bërë realitet. Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në Grupin K, kur i ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, përballë Anglisë të dielën, por pavarësisht rezultatit, kuqezinjtë tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në ndeshjet e Play Off, pasi Serbia është 4 pikë larg pas humbjes së sotme (Angli-Serbi 2-0) Kuqezinjtë e Silvinjos kanë arritur të fitojnë një ndeshje të vështirë në fushën e Andorrës. Një aksion model i kuqezinjve në minutën e 67-të mes Asllanit, Uzunit, dhe sërish topi te Asllani,...