No Image Available

Kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, Apeli rrëzon Ilir Metën, gjobitet avokati i tij

Apeli i Posaçëm rrëzoi sot ankimimin e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër vendimit të Shkallës së Parë, që nuk shfuqizoi masën “arrest në burg” ndaj tij. Para se të linte ne fuqi masën “arrest në burg” për Metën gjyqtarja Saida Dollani ka relatuar se gjyqtari tjeter i Apelit, Florian Kalaja, kishte rrëzuar kërkesën e avokatit për përjashtimin e saj dhe kishte gjobitur avokatin me 10 mijë lekë për kërkim abuziv,. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës...