SPAK, fletëthirrje në tri adresa për Berishën! A do të paraqitet ai për “21 Janarin”?

SPAK, fletëthirrje në tri adresa për Berishën! A do të paraqitet ai për “21 Janarin”?

Kryedemokrati, Sali Berisha, pritet të paraqitet sot, 14 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) për çështjen e “21 janarit”. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, fletëthirrja për ish-kryeministrin i është dërguar në tre banesa, por ende nuk ka një konfirmim nëse ai do të shkojë, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Jo më larg se dje, 13 nëntor, Berisha mohoi t’i ketë mbërritur thirrja nga ana e SPAK-ut. “I jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrje të drejtësisë që ma ka ardhur dhe do t’i përgjigjem, por ka vetëm një kusht: që unë të marr thirrjen”, tha ai. Kujtojmë se për të njëjtën çështje ishte në SPAK më 30 tetor, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky...