Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ish-presidenti i Gjeorgjisë thirrje nga burgu Zelenskyt: Më përfshij në listën e shkëmbimit të të burgosurve
Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Sakashvili i ka kërkuar presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të përfshihet në listën e të burgosurve që të shkëmbehet si “i burgosur civil i luftës”. Pas transferimit të tij nga një klinikë dhe më pas në një burg në Gjeorgji, Sakashvili apeloi në Facebook duke theksuar se ai është një qytetar ukrainas, ish-drejtuesi i Administratës Rajonale të Shtetit të Odessas dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Reformës në Ukrainë. Ai i kërkoi Zelenskyt që t’i jepte atij këtë status për shkak të “paraburgimit të paligjshëm të tij nga regjimi pro-rus i Gjeorgjisë”. Kërkesa erdhi pasi Shërbimi i Ndëshkimit Special të Gjeorgjisë njoftoi kthimin e tij në burgun Rustavi, duke deklaruar se shëndeti i tij ishte i stabilizuar. Sakashvili e kundërshtoi këtë...