Thirrja e SPAK për “21 janarin”, Kikia: Nëse Berisha nuk shkon, e pret sërish ballkoni

Thirrja e SPAK për “21 janarin”, Kikia: Nëse Berisha nuk shkon, e pret sërish ballkoni

SPAK i ka dërguar më 7 nëntor ish-kryeministrit Sali Berisha fletëthirrje për tu paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit. Por, Berisha mohoi të jetë informuar për thirrjen në Prokurori. Analisti Mentor Kikia tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK e pret ballkoni, duke iu referuar vitit 2023 kur kryetari i PD qëndroi në ballkonin e banesës dhe mbante fjalime, pasi ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për hetimin e kompleksit “Partizani”. Kikia theksoi se ngjarja e 21 janari është një ngjarje e rëndë, ndërsa theksoi se duhet që të zbardhet nga drejtësia. “Ai thotë nuk do të shkojë sepse nuk e ka fletëthirrjen. Dhe nëse e ka dhe nuk shkon mund ta marrin me forcë nëse nuk...