Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Furnizonin grupe me drogë, arrestohen dy kushërinjtë! Po udhëtonin me makinë kur policia iu vendos në ndjekje, ja çfarë iu zbulua në mjet
Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Hallka e parë”. Sekuestrohen 2 kg e 235 g lëndë narkotike Kokainë. Furnizonin me lëndë narkotike Kokainë, shtetas dhe grupe, për ta ndarë në doza dhe shitur në 2 zona të kryeqytetit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (kushërinj me njëri-tjetrin). Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”. Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur...