Franca në Kupën e Botës, reagon Deschamps: Normale që të jemi aty, ishte objektivi minimal

Franca në Kupën e Botës, reagon Deschamps: Normale që të jemi aty, ishte objektivi minimal

14 Nëntor 2025 9:17 Telesport Franca fitoi 4-0 ndaj Ukrainës dje në eliminatoret e Kupës së Botës 2026, duke siguruar matematikisht kualifikimin në Botërorin që zhvillohet verën e ardhshme në Amerikë. Trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps, tha se performanca ishte profesionale dhe jo spektakolare, por e mjaftueshme për të përfunduar misionin. “Gjithmonë vlerësoj momentet e mira edhe nëse duket logjike dhe e natyrshme që ekipi francez të kualifikohet. Objektivi ishte të kualifikoheshim dhe ia dolëm mbanë”, tha trajneri francez. Më tej, Deschamps shtoi: “Pjesa e parë ishte e vështirë kundër një ekipi që mbrohej shumë. Më pëlqen që jemi kualifikuar edhe nëse nuk është hera e parë. Ekipi francez duhet të jetë aty në çdo turne të madh.”