Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tuchel: I kënaqur nga kombëtarja, kaluam një tjetër provë të vështirë dhe nuk pësuam gol
Anglia vazhdon marshimin e saj të përkryer në eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja e “3 luanëve” fitoi dje 2-0 ndaj Serbisë, duke ndihmuar edhe Shqipërinë, që është në grup me këto dy skuadra. Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, vlerësoi performancën e Phil Foden, i rikthyer në kombëtare dhe që dje e nisi ndeshjen nga stoli: “Ne donim të kishim cilësi, ndikim dhe energji të re nga stoli, gjë që e morëm. Krijuam raste dhe shënuam”. “Patëm disa momente që u mbrojtëm në fund, për të mbajtur portën tonë të paprekur. Një kompliment i veçantë për Jordan dhe katërshen mbrojtëse sot”, shtoi Tuchel. “Në pjesën e dytë, presioni nuk ishte gjithmonë i duhuri dhe e lamë Serbinë të shpëtonte. Pati disa përpjekje intensive që...