Drejtësia të bëjë punën, banda Palloshi-Bella grabitje pa maska

Drejtësia të bëjë punën, banda Palloshi-Bella grabitje pa maska

Ilir Dako “Ne bëjmë punën tonë drejtësia bën punën e saj”, – ishte përgjigja e Palloshit te Gjatë për rastin Balluku. Një përgjigje që me pak fjalë nënkupton refuzimin e largimit të Ballukut pas skandalit të plasur për tunelin e Llogarasë, nën moton SPAK të bëjë punën, ndërkohë që banda e hajdutëve do të vazhdojë të vjedhë. Më në fund e çorri maskën e tij dhe po tregohet më dinjitoz nga herët e tjera, ku i akuzonte vartësit se kishin ngrëne kumbulla pas shpinës së tij. Tani zotëria në fjalë e ka pranuar botërisht se është ortak në hajninë e Ballukut dhe në këtë mes kumbullat i ka ndarë së bashku me zëvendësen e vet. Fakti që nuk reagon, nuk merr masa ndaj vartëses së...