Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Selvije Jao: Kam ëndërruar që të rris fëmijën me të dy prindërit, por kjo është jeta
Ish-partnerja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë së fundmi një mesazh të ndjerë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke hapur zemrën për sfidat e të qenit nënë beqare dhe përkushtimin e saj ndaj djalit të saj, Roelit. Ajo foli në një bisedë me ndjekësit në InstaStory, ku njëri prej tyre e pyeti nëse kishte qenë e vështirë për të të ishte nënë e vetme. Me sinqeritet, Selvije u përgjigj: “Normal që po. Gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.” Megjithatë, ajo theksoi se, pavarësisht ndarjes, ajo është e vendosur të krijojë një ambient të qetë dhe të lumtur për të birin. “Për Roelin do luftoj...