Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Bislimi i ankohet Sorensenit se Serbia s’po i pranon pagesat e Kosovës për shqiptarët në Luginë
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha të enjten se e ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, se një bankë serbe nuk po i pranon mjetet financiare që Kosova po i dërgon për t’i ndihmuar shqiptarët në jug të Serbisë. Në një shkrim në Facebook, Bislimi tha se 3.650 fëmijë shqiptarë në Luginë të Preshevës janë duke përdorur 35.448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) atje. Megjithatë, shtoi ai, pagesa përkatëse prej 304.511,16 euro, për furnizim me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar tri herë radhazi nga banka pranuese në Serbi. Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë,...