Kujt po i bërtiste Rama në telefon? Avokati: Dihet kush është nënkryetari. Gazetari: Nuk ishte video e rastësishme

Kujt po i bërtiste Rama në telefon? Avokati: Dihet kush është nënkryetari. Gazetari: Nuk ishte video e rastësishme

Vizita e kryeministrit Edi Rama, mbledhja e dy qeverive dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me qeverinë italiane ishin disa nga pikat që u diskutuan këtë të enjte në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Gjatë emisionit u diskutua edhe telefonata misterioze e kryeministrit Edi Rama. Të ftuarit në studio theksuan se telefonata nuk ishte e rastësishme, por diçka e menduar mirë nga zoti Rama, për t’u dhënë mediave “ushqim” për të komentuar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Videoja virale e kryeministrit Rama, kujt i bërtiste në telefon? Hoxha: Atë ndoshta e di vetëm Rama dhe personi tjetër në telefon. Gjokutaj: Po Gjiknuri, se ai është bashkëkryetar. Hoxha: Po, disa thonë Gjiknuri, disa Mazniku, disa mendojnë se mund të jetë ndonjë nga nënkryetarët...