Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kosovë/ Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit
Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes nga ky pozicion të Memli Krasniqit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Hamza përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shkruar se ai po angazhohet për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Po ashtu, Hamza shkruan se PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, duke nisur që nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi. Ai thotë gjithashtu se PDK është familje për të dhe nën drejtimin e tij, do të hapet një kapitull i ri i fitoreve. Postimi i Bedri Hamza: Të dashur qytetarë, Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar...