100 qytetet më të mira/ Shqipëria s’figuron gjëkundi

100 qytetet më të mira/ Shqipëria s’figuron gjëkundi

Raporti Vjetor i Qyteteve më të Mira në Botë i Resonance Consultancy, një nga më të njohurit në botë për sa i përket vlerësimit të qendrave urbane, u botua përsëri këtë vit, duke nxjerrë në pah qytetet që kombinojnë në mënyrë ideale cilësinë e jetës, atraktivitetin dhe dinamikën ekonomike. Lista që i përgjigjet pyetjes “në cilin qytet do të jetoja, punoja dhe udhëtoja i lumtur?” nuk përfshin Shqipërinë, edhe pse çuditërisht në të janë qytete me emër jo të mirë si medelini në Kolumbi apo Meksiko. Asnjë nga qytetet shqiptare nuk renditet në 100-she, madje as Tirana. Renditja shqyrtoi më shumë se 270 qytete me një popullsi prej mbi një milion, sipas Forbes. Metodologjia bazohet në qindra tregues : aeroporte, infrastrukturë, kulturë, jetë nate, prani...