Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shitet për 1 mln paund, ora e një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi floriri e gjetur në trupin e njërit prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut, do të shitej për mbi 1 milion paund. Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida, u përjetësuan në filmin e suksesshëm të James Cameron të vitit 1997, si çifti i moshuar që mbanin njëri-tjetrin në shtrat ndërsa Titaniku fundosej. Natën e tragjedisë së vitit 1912, gruaja e Straus refuzoi një vend në një varkë shpëtimi pasi nuk donte ta linte burrin e saj dhe tha se do të preferonte të vdiste pranë tij. Trupi i zotit Straus u nxor nga Atlantiku disa ditë pas tragjedisë, ndërsa në sendet e tij ishte dhe ora e xhepit prej floriri 18 karatësh “Jules Jurgensen”, që ishte ndalur në orën 2:20 të mëngjesit, momenti...