Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ish-trajneri i Kombëtares, De Biasi: Ndeshja me Andorrën vendimtare, fitorja në Serbi historike
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili na udhëhoqi deri në Euro 2016 në Francë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, në prag të ndeshjes Andorra-Shqipëri. Ai tha se sfida e sotme është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk duhet marrë lehtë, sepse mund të vendosë nëse do të arrijmë në play-off. “Sonte na pret një ndeshje vendimtare, dhe me shumë gjasa Shqipëria do të jetë e dyta në grup, për t’u fokusuar pastaj tek ndeshja ndaj Anglisë, që nëse përfundohet me fitore, do të ishte një festë për të gjithë. Është kënaqësi të jem këtu. Ky është një moment feste që më rikthen në Shqipëri dhe më kujton kohën që kalova këtu,” tha De Biasi. Në lidhje me trajnerin Sylvinho,...