Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali. Bashkë me Ramën ndodhen edhe 10 ministra, dhe do të firmosen 16 marrëveshja të reja. Kreu i qeverisë e cilësoi më herët takimin e përbashkët si të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. “Një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor”, shkruan Rama. Të pranishëm do jenë: zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; ministrja e Jashtme Elisa Spiropali; i Drejtësisë Besfort...