Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Në takimin e parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë të përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni. Rama tha se Shqipëria është e gatshme të bëjë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mos përdorur as veton dhe as votën në proceset e vendimmarrjes, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë me Italinë. “Ne jemi gati të bëjmë marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton, as votën. Jemi gati të nënshkruajmë që të përfaqësohemi nga komisari italian. Do të ishte shumë për ne të kishim dy komisarë për të njëjtin vend, sepse ne jemi i njëjti vend”, u shpreh Rama. Pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive në Romë, Shqipëria dhe Italia nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha si mbrojtja, ekonomia, arsimi...