Protestat në Serbi: Fyerjet ndaj shqiptarëve normalizohen ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësit për Novi Sad

Protestat në Serbi: Fyerjet ndaj shqiptarëve normalizohen ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësit për Novi Sad

Nga akuzat për korrupsion, deri te fyerjet, duke përdorur emra poshtërues për një popull të tërë. Parullat me të cilat protestuesit në rrugët e Serbisë tash e një vit po kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste. Të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, ato në fakt e fyejnë popullin shqiptar – me të njëjtin term që përdor edhe vetë pushteti në përplasjet me udhëheqësit kosovarë dhe kritikët e tij brenda Serbisë. “Ndiej zhgënjim kur dëgjoj thirrje fyese nga të dyja anët. Ai zhgënjim bëhet edhe më i madh kur nuk ka asnjë distancim nga një gjuhë e tillë”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) sociologu nga Presheva, Altin Boriqi. Në këtë...