Bedri Hamza njofton se do të garojë për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza njofton se do të garojë për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza ka njoftuar të enjten se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Konventën e partisë më 17 nëntor. Ai e shpalli kandidaturën një ditë pasi kryetari i deritanishëm, Memli Krasniqi, dha dorëheqje dhe tha se do ta mbështeste Hamzën, nëse ky i fundit do të garonte për ta pasuar. “Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së”, shkroi Hamza në Facebook. Hamza – i cili garoi për kryeministër të vendit nga kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke dalë i dyti – tha se beson se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer “si partia kryesore në vend”. “Tani është koha për një...