Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rritja e pensioneve nga 2026, Qori: E ulët dhe është hequr bonusi
Nga 1 janari pensionet do të rriten, një rritje e cila është parashikuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2026. Kreu i partisë ”Lëvizja Bashkë” Arlind Qori, thotë se rritja është shumë e ulët. Për të kjo është tallje me pensionistët, ndërsa theksoi se në vitin 2026 nuk do të ketë bonus për pensionistët. ”Rama ka hequr dorë nga bonusi i fundvitit. Në janar të 2026 pensionistët do të marrin një rritje të ulët. Bonusin që do të jepte në 2026 nuk do ta jap më. Në 2026 pensionistët do të marrin 300 lekë të reja më shumë në muaj, kjo është rritja sipas asaj që ka deklaruar qeveria. Në 2025 ka qenë edhe vit elektoral dhe ka dhënë dy bonuse, kurse për 2026 nuk do...