Filmi i ri “Christy” pati performancë të dobët në kinema, reagon Sydney Sweeney!

Filmi i ri “Christy” pati performancë të dobët në kinema, reagon Sydney Sweeney!

Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, ka reaguar pas rezultateve të filmit të saj të fundit, “Christy”, një dramë biografike për boksieren e famshme, Christy Martin. Filmi, i cili u lansua më 7 nëntor në mbi 2,000 kinematë amerikane, arriti të fitojë 1.3 milion dollarë në javën e tij të parë të premierës, duke u renditur në vendin e 11-të mes filmave të tjerë të shfaqur atë fundjavë. Megjithatë, ndonëse shifrat nuk ishin ato që priteshin, audienca ka reaguar pozitivisht, me një vlerësim 99% në Rotten Tomatoes. Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Sweeney shprehu krenarinë e saj për këtë projekt dhe për ekipin që e krijoi atë. Ajo theksoi se ky film përfaqëson mbijetesën, guximin dhe shpresën dhe se ka ndihmuar në rritjen...