Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barcelona e ëndërron, gjiganti i PL gati të transferojë Julian Alvarez për 150 mln euro
13 Nëntor 2025 18:25 Telesport Julian Alvarez me siguri do të jetë personazhi kryesor i merkatos së ardhshme verore. Për sulmuesin argjentinas ka interes të madh nga Barcelona, por edhe shumë klube të tjera të mëdha. Megjithëse Atletico Madrid e ka bërë të ditur disa herë që nuk e mendon largimin e yllit argjentinas, situata mund të ndryshojë kur bëhet fjalë për një ofertë ekonomike 150 milionë euro. Mediet angleze raportojnë se “Blutë” janë të gatshëm të paguajnë 150 milionë euro për të rikthyer në Premier League sulmuesin argjentinas, për të cilin ka interes konkret edhe nga Barcelona dhe PSG. Në situatën aktuale financiare që janë katalanasit, është e vështirë të bëjnë një transferim që kushton mbi 100 milionë euro. PSG ka shprehur interes, por...