Prag Andorrë- Shqipëri, tifozët optimistë

Prag Andorrë- Shqipëri, tifozët optimistë

Ndeshja e rëndësishme e Shqipërisë në Andorrë nën lupën e …tifozëve kuqezinj. Pas pak në Andorrë (20:45), Shqipëria e Silvinjos në sfidën e parafundit kualifikuese, Grupi K i zonës UEFA për Botërorin 2026. Të gjithë janë në unison; Shqipëria duhet të fitojë takimin mirpo kur kjo vjen nga vetë tifozët kuqezinj, prezent në tokën andorriane, kjo duket më e besueshme. Në një video të realizuar në rrugët që të dërgojnë te stadiumi, vetëm pak çaste më parë, disa prej mbështetësve kuqezi pasi shprehen se impianti do të jetë i gjithi ‘kuqezi’ ,theksojnë se fitorja e Shqipërisë shkon nga 0-2, 1-3 apo dhe 0-4./Sportiim.al/ Vazhdo leximin