Dosja Balluku, standarti europian dhe standarti Gonzato

Dosja Balluku, standarti europian dhe standarti Gonzato

Dosja Balluku, standarti europian dhe standarti Gonzato Nëse nuk ka kurajon që standartet që aplikojnë vendet e BE t’i kërkojë edhe për qytetarët shqiptarë, Ambasadori do të bënte mirë të heshte Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, duhet të jetë menduar gjerë dhe gjatë ndërsa lëshoi një koment për çështjen Balluku, të cilin do ta kishte zili edhe vetë Nard Ndoka. Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë tha se çdo njeri prezumohet i pafajshëm përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij. Ja, kjo ishte diçka që qytetarët dhe elita e një vendi si Shqipëria do duhej ta mbanin shënim. Fjalë të rralla dhe me peshë në epokën historike të parapërpara integrimit në BE. Përtej humorit, që diplomatë “buoni per l’Albania” e prodhojnë...