Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali/ Spiropali: Pikënisje historike për projekte të reja
Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali ka shpërndarë pamje nga mbledhja e përbashkët mes qeverive të Italisë dhe Shqipërisë, ditën e sotme në Romë. Spiropali e quan këtë mbledhje të parë të përbashkët, si një pikënisje historike për projekte të reja, bashkëpunim edhe më i ngushtë në rrugëtimin e përbashkët drejt Evropës së bashkuar. Postimi i Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali në X: Omnes viae Romam ducunt — Të gjitha rrugët të çojnë në Romë☀️ Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar.