Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Meloni, motra ime”/ 16 marrëveshje dhe memorandume, Rama e quan ditë historike
Pas Melonit, edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e quajti historike këtë ditë ku u nënshkruan 16 marrëveshje dhe memorandume mes dy qeverive. Nga konferenca e përbashkët me homologen italiane, Rama tha se për herë të parë qeveria italiane u ul me atë shqiptare për të folur ‘për një të ardhme të përbashkët’. Rama u ndal edhe te ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, falë së cilit tha Rama, ka nisur puna për korridorin e VIII. “Sot për ne është një ditë historike. Sa herë që unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo këtu sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për një të ardhme të përbashkët. Përveçse të flas, edhe...