Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit

Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit

Nga akuzat për korrupsion, deri te fyerjet, duke përdorur emra poshtërues për një popull të tërë. Parullat me të cilat protestuesit në rrugët e Serbisë tash e një vit po kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste. Të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, ato në fakt e fyejnë popullin shqiptar – me të njëjtin term që përdor edhe vetë pushteti në përplasjet me udhëheqësit kosovarë dhe kritikët e tij brenda Serbisë. “Ndiej zhgënjim kur dëgjoj thirrje fyese nga të dyja anët. Ai zhgënjim bëhet edhe më i madh kur nuk ka asnjë distancim nga një gjuhë e tillë”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) sociologu nga Presheva, Altin Boriçi. Në këtë...