Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“STREAM”/ Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Goditet një rast i përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, duke arrestuar një 29-vjeçar nga Tirana. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet. Ky operacion përfshiu agjenci ligjzbatuese të 35 shteteve, ndër to edhe Policinë e Shtetit shqiptar. Ai u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik, me mbështetjen e EUROPOL-it. NJOFTIMI: Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për arrestimin e shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në...