Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë
Policia e Shtetit ka goditur një rast të shpërndarjes së materialeve pornografike që përfshijnë të mitur, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “STREAM”, që synon luftimin e shfrytëzimit seksual të të miturve në internet. Në kuadër të këtij operacioni, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke arrestuar shtetasin M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Pornografia me të mitur”. Operacioni “STREAM” u zhvillua me bashkëpunimin e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit, dhe u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), me mbështetjen e EUROPOL-it. Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet gjermane...