Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sinjalet që tregojnë mungesën e vitaminës D dhe si ta furnizosh trupin
Vitaminë D është thelbësore për shëndetin e kockave dhe funksionimin optimal të trupit. Ajo ndihmon për përthithjen e kalciumit, rritjen dhe rigjenerimin e qelizave, si dhe ka një rol të rëndësishëm në reduktimin e inflamacionit. Por, kur organizmi nuk e merr mjaftueshëm, fillojnë të shfaqen disa sinjale që shpesh nuk u kushtohet vëmendje. Një nga shenjat më të zakonshme është djersitja e tepërt, veçanërisht gjatë dimrit. Edhe pse temperatura e ambientit nuk është e lartë, trupi mund të prodhojë më shumë djersë për të kompensuar mungesën e vitaminës D. Lodhja e papritur dhe ndjesia e marrjes mendsh janë gjithashtu tregues të zakonshëm. Edhe pas një nate gjumi të qetë, mund të ndihesh i/e lodhur, dhe kjo mund të lidhet me nivelin e ulët të vitaminës...