Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
I thirrur nga SPAK për dosjen 21 janari? Berisha zbulon a do paraqitet neser: Ka vetëm një kusht…
Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse do të paraqitet nesër në SPAK, për dosjen e ’21 janarit’. Berisha tha se është gjithmonë i gatshëm të paraqitet kur thirret nga drejtësia, por me kushtin që të marrë fletë-thirrjen. “Mund tu pohoj atë kam thënë. Jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrje të organeve të drejtësisë dhe do t’i përgjigjem. Ka vetëm një kusht që unë të marr thirrjen dhe ata që përdorin këtë propagandë për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, apo për të mbuluar skandalin e Aeroportit të Vlorës, tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande që vjedh ditë e natë”-tha Berisha.