Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kritikohet për racizëm ndaj lojtarit afrikan, reagon moderatorja
Hygerta Sako, e ftuar në një studio televizive, foli për incidentin ku ajo dhe 3 panelistët, Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola, qeshën me një lojtar me ngjyrë, me origjinë afrikane, i cili luan në Shqipëri me ekipin e Burrelit. Sapo u shfaq në ekran, Hygerta dhe panelistët qeshën dhe video e tyre u be virale. Menjëherë, ata u vunë në qendër të kritikave nga komentuesit, të cilët i etiketuan si “racistë”. Hygerta, në deklaratën e saj në emision, tha se është profesioniste dhe se në fakt, asnjë portal nuk e ka pyetur se ç’ndodhi . “Unë jam realisht profesioniste, një njeri që dua t’i jap secilit hakun, dua ta respektoj këdo që i sjell diçka të bukur futbollit. Në momentin që unë denigrohem...