No Image Available

Berisha: Çështja e inceneratorit të Tiranës është bllokuar plotësisht nga Altin “Troplini”

Berisha: Çështja e inceneratorit të Tiranës është bllokuar plotësisht nga Altin “Troplini”Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, çështja e inceneratorit të Tiranës është bllokuar plotësisht nga Altin “Troplini”. Gjatë një konference për shtyp Berisha tha se, ai nuk mori asnjëherë në pyetje Erion Veliajn dhe as Edi Ramën. “Çështja e inceneratorit të Tiranës është një çështje të cilën e bllokoi plotësisht Altin Troplini. Dhe ju si gazetarë u takon të thoni qytetarëve të vërtetën. Pse? Sepse për inceneratorin e Tiranës, nga zyrtarët e lartë, i vetmi i akuzuar është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili për hir të së vërtetës, me shkrim e ka refuzuar 5 herë inceneratorin e Tiranës. Dhe kur kishte dosjen Altin Troplini, e gjeti të drejtë të lëshojë urdhër-arresti për njeriun...