Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Shqipëria ka prodhuar anije ushtarake që nga 2008’/ Meçollari-Vëngut: Kush do e bëjë riparimin e anijeve të prodhimit DAMEN?
Ish-oficeri i lartë i Forcave të Armatosura dhe eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, i ka reaguar ashpër ministrit të Mbrotjes, Pirro Vëngu, pasi ky i fundit deklaroi se Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake në bashkëpunim me Italinë. Në postimin e tij në Facebook, Meçollari i kujton ministrit Vëngu, se Shqipëria ka prodhur anije uhstarake që nga viti 2008 deri në vitin 2014, në kantierin e Pashalimanit. Gjithashtu eksperti i sigurisë pyet ministrin e Mbrojtjes, se kush do e bëjë riparimin e katër anijeve STAN PATROL 4207 të prodhimit DAMEN. ‘Vëngu përjashtoi holandezët dhe përfshiu italianët. Anija që nxorri dje Rama në video, P-131 “Iliria”, ka 5 vjet që nuk i ndizet asnjë llambë në “kroskot” dhe del vetëm për ndonjë foto në radën e...