Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Shqipëria sillet si një vend i BE”, Meloni: Në arenën ndërkombëtare kemi vizion të përbashkët
Mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali në Romë u mbyll me shkëmbimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit që u nënshkruan. Pas saj u mbajt edhe konferenca mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Shefja e ekzekutivit italian mbajti e para fjalën, ku tha se Shqipëria edhe pse nuk është e anëtarësuar në BE ende, tashmë është një vend anëtar i saj sepse sillet si e tillë në Union. Gjithashtu Meloni theksoi se partneriteti mes dy vendeve i ka rrënjët e thella në të gjitha fushata dhe partneriteti do të forcohet më tej. “Italia dhe Shqipëria edhe në arenën ndërkombëtarë kanë një vizion të përbashkët. Shqipëria sillet si një vend i BE. Pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit...