Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Borges e urrente futbollin duke e konsideruar “estetikisht të shëmtuar”!
Jorge Luis Borges Në pamje të parë, neveria e shkrimtarit argjentinas përkundrejt “lojës së bukur”, duket se pasqyron qëndrimin e urrejtësit tipik të futbollit të sotëm, për të cilin sloganet janë shndërruar gati në një refren: futbolli është i mërzitshëm; rezultati varet nga shumë faktorë; s’i duroj dot simulimet në fushë. Nga Shaj Mathew Dhe është e vërtetë: Borges e quante futbollin “estetikisht të shëmtuar”. Ai thoshte:”Futbolli është një nga krimet më të mëdha të Anglisë!”. Dhe me sa duket, ai madje planifikonte një nga leksionet e tij mbi këtë temë, në mënyrë që të përkonte qëllimisht me ndeshjen e parë të Argjentinës në Kupën e Botës 1978. Por, zhgënjimi i Borges me këtë sport, buronte nga diçka shumë më shqetësuese sesa estetika. Problemi i...