Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U mor zyrtarisht nën hetim nga SPAK, veprat penale për të cilat akuzohet ish kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Agim Ismail ish kreu i Burgjeve është marrë sot nën hetim zyrtarisht nga SPAK, pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të një institucioni shtetëror disa muaj më parë. Sipas informacionit të publikuar, Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale: -Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike -Neni 333/a – Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal -Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij. Njoftimi: Sot, më 13.11.2025,...