“Kur na thërret drejtësia, duhet të paraqitemi”/ Gati një orë brenda ambjenteve të SPAK, ja çfarë deklaroi Rrumbullaku

“Kur na thërret drejtësia, duhet të paraqitemi”/ Gati një orë brenda ambjenteve të SPAK, ja çfarë deklaroi Rrumbullaku

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha shpjegime për gati një orë në SPAK në cilësinë e personit në dijeni. Mësohet se  ish-zyrtari i Policisë u pyet në lidhje me një hetim të SPAK mbi gati 20 transferime të punonjësve të policisë, të dyshuara si të kryera në shkelje të ligjit. Hetimi për të cilin u pyet ish-kreu i Policisë ka nisur me herët nga Prokuroria e Berat, por është transferuar për kompetencë në SPAK. Jashtë SPAK, Rrumbullaku nuk ndau detaje të deklarimeve, ndërsa tha vetëm se “kur të thërret drejtësia duhet të paraqitemi”.