Ukraina mund pastër Shqipërinë, nis me humbje raundi i parë u kualifikueseve të europianit për kuqezinjtë U-19

Ukraina mund pastër Shqipërinë, nis me humbje raundi i parë u kualifikueseve të europianit për kuqezinjtë U-19

Nisi në mënyrën më të keqe të mundshme raundi i parë i kualifikueseve të kampionatit europian për kombëtaren shqiptare të 19-vjeçarëve. Në duelin e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, kuqezinjtë e rinj u mundën 3 me 0 nga Ukraina, një nga rivalët e grupit “B5”. Rezultati në favor të ukrainasve u zhbllokua në minutën e 34 nga Redushko. Shqipëria u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, madje krijoi edhe mundësi, por në momentin më të mirë u godit nga goli i dytë i miqve, me autor Popov. Ky gol bëri që skuadra të dorëzohej, e jo vetëm kaq, por të pësonte edhe golin e tretë nga Kamenski. Në duelin tjetër të grupit, Sllovakia mposhti Malin e Zi në Rrogozhinë me rezultatin 3-0. Më...