Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U konfliktua fizikisht me këshilltarin bashkiak në Pogradec, lirohet Kevi Muçllari
Kevi Muçllari është liruar, pasi arrestimi i tij u cilësua si i paligjshëm. Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se ndaj tij nuk u caktua asnjë masë. Banori i Çërravës u përfshi në konflikt fizik me një nga këshilltarët bashkiak në Pogradec. Pas vendimit ai dha një prononcim për gazetarët, ku tha se nuk është kriminel, ndërsa shtoi se nuk kishte për qëllim të dhunonte këshilltarin bashkiak, Engjëll Shyti. “Së pari falënderoj familjarët, miqtë dhe shokët të cilët më janë gjendur pranë në këto ditë shumë të vështira. Gjykata dha vendimin që pritej. Arrestimi im u shpall i paligjshëm sepse realisht ashtu ishte. Unë u shpreha dhe në gjykatë, unë nuk jam kriminel. Isha aty në mbrojtje të interesit të komunitetit, në mbrojtje të...