Prezumimi i Pafajësisë: Argumenti që në BE nuk mbrohen ministrat në detyrë

Prezumimi i Pafajësisë: Argumenti që në BE nuk mbrohen ministrat në detyrë

Në Europë gjërat funksionojnë ndryshe. Krejt ndryshe. Dhe më parë se ta konstatojë çdo qytetar i Shqipërisë nëpërmjet një kërkimi të thjeshtë në shtypin europian, duhet ta pohojë dhe shumë fort madje, një ambasador, përfaqësues i lartë i BE-së në Tiranë, një komisionere zgjerimi si kujtesë për standardet minimale të anëtarësimit në Familjen e Përbashkët, si një nga arsyet për të cilën paguhet nga taksapaguesit europianë: Në Europë nuk pritet gjykata të mbyllë dosjen, nuk pritet që një ministër të kapet në flagrancë, nuk pritet as shpallja “i pandehur”, por mjafton hapja e një hetimi, ose edhe një dyshim serioz etik, që një ministër të largohet vetë, të dorëhiqet shpejt, qetë dhe pa dramë. Kjo nuk ndodh sepse ligji i detyron, por sepse funksionon standardi...