Kourtney Kardashian surprizon bashkëshortin Travis Barker për 50-vjetorin e lindjes

Kourtney Kardashian surprizon bashkëshortin Travis Barker për 50-vjetorin e lindjes

Kourtney Kardashian Barker ka organizuar një festë magjike për 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, bateristit të njohur të Blink-182, Travis Barker. Dy ditë para ditëlindjes së tij, më 12 nëntor, Kourtney ndau në Instagram pamje nga përgatitjet e veçanta që kishte bërë për këtë rast. Në hyrje të shtëpisë, rruga ishte ndriçuar me qindra qirinj në gota xhami, ndërsa brenda, tavani ishte mbushur me tullumbace ngjyrë krem me fjongo të zeza. “Burri im po mbush 50! Magjike”, shkroi ajo në një video të shoqëruar me këngën klasike “Fly Me to the Moon” të Frank Sinatrës. Në darkën private që organizoi për të, tavolina ishte zbukuruar me qirinj krem dhe drita që ndriçonin palmët përreth. Festa përfshinte edhe një tortë në formë ylli, me mbishkrimin “Happy...