Shqipëria do prodhojë anije ushtarake në Pashaliman/ Vengu: 8 nga 16 marrëveshjet me Italinë në fushën e mbrojtjes

Shqipëria do prodhojë anije ushtarake në Pashaliman/ Vengu: 8 nga 16 marrëveshjet me Italinë në fushën e mbrojtjes

Në një videomesazh nga Roma, aty ku po mbahet samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar se nga 16 marrëveshjet që pritet të firmosen sot, më 13 nëntor, plot tetë prej tyre janë në fushën e mbrojtjes.  “Mbledhja e dy qeverive në Romë është ndoshta mbledhja e parë e këtyre përmasave, një mbledhje e mirëfilltë e të dy qeverive shqiptare dhe italiane, nën drejtimin e dy kryeministrave Rama dhe Meloni, dhe është pasqyrimi i rritjes dhe dinamikës së marrëdhënieve dypalëshe gjatë gjithë periudhës së viteve të fundit, në rrafshin e investimeve italiane në vendin tonë, qoftë në rrafshin e bashkëpunimit ushtarak, apo të mbrojtjes civile. Nga 16 marrëveshje që nënshkruajmë sot, tetë prej tyre janë të fushës së mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes civile.”, tha Vengu. deklaroi Vengu. ...